DEKLARATE PER POLITIKAT E PRIVATESISE MBI REKRUTIMIN

I nderuar aplikant!

Kjo eshte faqja zyrtare per rekrutimin e kandidateve per pune prane shoqerive te InfoSoft Group. Duke vleresuar interesimin tuaj per tu punesuar ne Grupin tone, ju sqarojme se InfoSoft Management Services sh.p.k eshte shoqeria e autorizuar per ofrimin e sherbimeve per rekrutimin e kandidateve per pune.
Kjo shoqeri siguron çdo aplikant se te dhenat qe mberrijne ne bazen e te dhenave te saj, ruhen me sistem sigurie te larte dhe njekohesisht eshte e perkushtuar te zbatoje rigorozisht te gjithe kuadrin ligjor, ne mbrojtje dhe respektim te çdo veprimi te lidhur me te dhenat e paraqitura. Me konkretisht sipas Ligjvenjes se Republikes se Kosoves, Ligjit ne fuqi (Nr. 03/L-172, date 29 Prill 2010) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe aktet nenligjore per zbatim.
Me deshiren per te patur nje bashkepunim sa me efiçent, garantojme se perpunimi i te dhenave tuaja do te behet vetem per qellime rekrutimi prane shoqerive tona, ne funksion te vleresimit te pershtatjes suaj me kriteret e posteve vakante.
Ne cilesine e kontrolluesit dhe perpunuesit, kemi marre masat e duhura per te mbrojtur te dhenat personale nga shkaterrime te paligjshme dhe/apo aksidentale, humbjes, manipulimit si dhe aksesit apo perhapjes se tyre nga persona te paautorizuar.
Referuar legjislacionit ne fuqi kushtuar mbrojtjes se te dhenave personale, nepermjet nje kerkese derguar me poste elektronike ne adresen zyrtare humanresources@itd-ks.com, ju keni te drejte te kerkoni korrigjimin e te dhenave tuja, plotesuar vullnetarisht gjate aplikimit per punesim.
Duke klikuar mbi Pranoj, ju jepni pelqimin tuaj per perpunimin e te dhenave te paraqitura nga ju, ne formularin e aplikimit per punesim dhe fazave te tjera rekrutimit. Procesi i perzgjedhjes, gjithashtu nenkupton se te dhenat tuaja mund te transferohen nga Infosoft Management Services shpk, ne nje shoqeri tjeter brenda Infosoft Group.
Te dhenat tuaja do te ruhen ne bazen tone te te dhenave per nje periudhe 1 vjecare dhe do te konsiderohen per qellime rekrutimi, jo vetem per postet aktuale vakante, por edhe per mundesi te tjera punesimi qe mund te shfaqen ne te ardhmen ne kompani.