Elementet e Identitetit të ITD shpk

  Ka dizenjo dhe specifikime në përdorimit për elementet e identitetit të ITD shpk. Ka rregulla specifike për përdorimin e ëmrit të kompanisë, logon, ngjyrat dhe fontet e shkrimit. Nëse jeni duke prodhuar materiale të printuara që kanë lidhje me aktivitetin e ITD shpk, ju lutemi të përdorni guidelines si specifikuar nga kompania dhe që do t’iu dergohen nga departamenti i marketingut në bazë të kërkesës suaj. Imazhet duhet të përdoren pa u alternuar, pa disproporcione, alternime, ndryshime në ngjyra apo ndonjë modifikim tjetër.

 Ju lutemi të kontaktoni me Departamentin Shitje & Marketing nëse keni ndonjë nevojë specifike ose në rast pyetje.

Asambleja e Aksionerëve

  Asambleja e Aksionerëve emeron Bordin e Drejtorëve.
Bordi i Drejtorëve emeron Drejtorin e Përgjithshëm.
Statusi aktual i ITD-së i jep Drejtorit të Përgjithshëm kompetenca mjaft te larta, me qëllim rritjen e shpejtësisë së vendimmarrjes dhe te fleksibilitetit të menaxhimit. Drejtori i Përgjithshëm zgjedh Bordin Konsultativ i cili thirret nga Drejtori i Përgjithshëm sa herë ai ka nevojë për të diskutuar cështje të rëndesishme.

Emri dhe Logo e Kompanisë

  Logoja është elementi më i rëndësishëm në prezantimin e imazhit të unifikuar të ITD shpk. Është simboli i vetëm që mund të përdoret në materialet marketing të kompanisë dhe duhet të jetë prezente në çdo publikim që është i lidhur me ITD shpk. Pozicioni dhe vendosja e logos varet nga materiali specifik ku do të vendoset, por normalisht, ajo vendoset në fund të shikimit të lexuesit dhe me një madhësi të mjaftueshme për të reflektuar theksim të mjaftueshëm, por nuk duhet të jetë tepër e madhe që të mund të dalë tepër në dukje. Logoja e kompanisë është gjithashtu emri i kompanisë.

Ekipi i Punonjësve

  Progresi dhe rritja e vazhdueshme e kompanisë tonë është e bazuar në talentin dhe punën e stafit tonë të përzgjedhur me kujdes dhe me profesionalizëm të lartë.

Kjo është dhe arsyeja, në kendvështrimin tonë, pse kapitali njerëzorë ka qënë dhe do të jetë aseti ynë me i çmuar.

 ITD shpk perbëhet nga nje ekip prej 53 punonjësh te kualifikuar

Departamentet e Kompanisë

Departamenti Produkte
Departamenti Shitje & Marketing
Departamenti Import – Eksport & Garanci
Departamenti Magazinë & Logjistika e lëvrimeve
Kontabiliteti

Departamenti i  Burimeve  Njerëzore

  Departamenti i  Burimeve  Njerëzore luan  një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe veprimtarinë e përgjithshme të Kompanisë.

Shtyllat kryesore në të cilat bazohet aktiviteti ynë janë:

   Rekrutimi i një stafi sa më profesional, ambicioz dhe të kualifikuar, përmes zbatimit të programeve efiçentë.

   Trajnimi  i vazhdueshëm i stafit me qëllim përmirësimin e performancës, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brënda strukturës së Kompanisë.

   Vlerësimi i rregullt dhe i dokumentuar i punës së  secilit  punonjës, në funksion  të  motivimit  dhe  përmbushjes së detyrave konkrete të postit të punës.

   Motivimi i punonjësve në drejtim të nxitjes së aftësive personale dhe rritjes së efikasitetit në punë.