Distributorë të produkteve IT

“Familja jonë ka 25 vite eksperiencë pune”

Ekip profesional

“Ekip i bashkuar për të arritur qëllim të përbashkët”

Etikë pune

“Ne premtojmë angazhim të: Ndershmërisë, Cilësisë dhe Integritetit.

Bëje hapin e rradhës

“Produktet dhe shërbimet tona lehtësojne procesin e blerjes suaj”

Fuqizojeni biznesin tuaj

“Investimi është një përpjekje, që udhëheqë drejt suksesit”

Hardware and Software solutions

“Empower your business”

Rreth nesh

ITD Prishtinë shpk ka filluar operimin në tregun Kosovar që prej 2003. ITD Prishtinë shpk është Distributor i Autorizuar i Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë shpk, duke qënë i plofilizuar si Distributor, ka objektivë të jetë lider në tregun e distribucionit të produkteve IT, duke mbuluar të gjithë territorin e Kosovës. Kompania synon të krijoj një rrjet rishitës të shpërndarë në të gjithe vendin duke u ofruar në mënyrë profesionale, variacion produktesh, mbeshtetje dhe performancë. Me një staf të kualifikuar punonjësish, kompania synon të ofrojë shërbim cilësor duke plotësuar të gjitha nevojat e klientelës.

Menaxhimi i Kompanisë

Ekipi i Punonjësve

Progresi dhe rritja e vazhdueshme e kompanisë tonë është e bazuar në talentin dhe punën e stafit tonë të përzgjedhur me kujdes dhe me profesionalizëm të lartë.Kjo është dhe arsyeja, në kendvështrimin tonë, pse kapitali njerëzorë ka qënë dhe do të jetë aseti ynë me i çmuar.
ITD Prishtinë përbëhet nga nje ekip prej 25 punonjësh te kualifikuar

Departamentet e Kompanisë

Departamenti Produkte
Departamenti Shitje & Marketing (Enterprise / Retail)
Departamenti Logjistikë
Departamenti Financës
Departamenti Servisit

Elementet e Identitetit te Kompanise

Emri dhe Logo e Kompanisë

Ka dizenjo dhe specifikime në përdorimit për elementet e identitetit të ITD Prishtina shpk. Ka rregulla specifike për përdorimin e emrit të kompanisë, logon, ngjyrat dhe fontet e shkrimit. Nëse jeni duke prodhuar materiale të printuara që kanë lidhje me aktivitetin e ITD Prishtina shpk, ju lutemi të përdorni guidelines si specifikuar nga kompania dhe që do t’iu dergohen nga departamenti i marketingut në bazë të kërkesës suaj. Imazhet duhet të përdoren pa u alternuar, pa disproporcione, alternime, ndryshime në ngjyra apo ndonjë modifikim tjetër.

Elementet e Identitetit

Logoja është elementi më i rëndësishëm në prezantimin e imazhit të unifikuar të ITD Prishtina shpk. Është simboli i vetëm që mund të përdoret në materialet marketing të kompanisë dhe duhet të jetë prezente në çdo publikim që është i lidhur me ITD Prishtina shpk. Pozicioni dhe vendosja e logos varet nga materiali specifik ku do të vendoset, por normalisht, ajo vendoset në fund të shikimit të lexuesit dhe me një madhësi të mjaftueshme për të reflektuar theksim të mjaftueshëm, por nuk duhet të jetë tepër e madhe që të mund të dalë tepër në dukje. Logoja e kompanisë është gjithashtu emri i kompanisë.

Galeri

Burime Njerëzore

Servisi

Profili i kompanisë

Ruajmë dhe forcojmë pozicionin lider nëpërmjet:

Plotësimit të nevojave të klientëve me dedikimin në ofrimin e shërbimeve cilësore

Arritjes së eksperiencës më të gjërë në teknologjitë më të reja

Motivimit dhe suksesit profesional të punonjësve tanë

Operimit bazuar në vlerat tona bazë dhe standarteve më të larta të etikës së biznesit