STAFI
Lexo më shumë
Personeli i recepsionit është i mirë trainuar për një komunikim sa më të mirë me klientët. Fokus i kompanisv tonë është të kemi staf të sjellshëm, me njohuri mbi fushën që mbulojnë dhe të gatshëm të ndihmojë në çdo moment. Orientimi i tyre për plotësimin e nevojave të klientëve bëhet përmes:
- Prezencë e kuruar
- Qëndrim profesional dhe njohuri mbi fushën e operimit
- Vullnet për të përmbushur të gjitha nevojat e klientëve
- Vullnet për të qënë në përputhje me nivelin e markave globale qe kompania trëgeton
- Të mire trainuar për të verifikuar garancinë e produkteve
Duke dashur gjithmonë të ofrojmë më të mirën për klientët tanë dhe për t’i kënaqur ata, ne kemi kërkuar përshtypjen e klientëve për këte pikë në survey-in e dorëzuar në qëndrën e servisit dhe online. Në këtë mënyrë përmiresohemi çdo ditë!
ÇERTIFIKIME
Lexo më shumë
Ne jemi servis i autorizuar për pjesën më të madhe të produkteve dhe brandeve që ofrojmë dhe synimi ynë është mbulimi 100% i garancisë. Stafi teknik ka akses në mjetet e nevojshme, libraritë teknike, dhe në gjithë databazat e furnitorëve për të marrë njohuritë teknike dhe informacionin e nevojshëm për përmbushjen e detyrave me efektivitet. Të gjitha të dhënat për çertifikimet dhe trainimet e stafit mbahen në dosjet përkatëse të secilit në Dep. e Burimeve Njerëzore. Kompania interesohet dhe kujdeset për të kryer të gjitha trajnimet e mundshme për një performancë dhe mbështetje maksimal të klientëve.
- Trainime Online / bazuar ne web
- Trainime Face to face “train the trainer”
- Trainim direkt per inxhinieret ne lokalitetin e furnitoreve
- Trainim bazuar ne CD/ DVD/ Dokument, etj Përveç trajnimeve të stafit, menaxhimi i cilësisë kryen audite të performancës së teknikëve.
Mbështetur në informacionet e gjeneruara nga programi i servisit si dhe në auditet periodike të menaxhimit të cilësisë, Kompania kryen matjen e performances së stafit teknik, KPI target, SLA, TAT, raste ri-riparim, riparime SW, pjesë të përdorura për raste, raste të pa-mbyllura, eskalime, etj.
SISTEMI I MENAXHIMIT
Lexo më shumë
- Rregjistron kërkesat për servis
- Menaxhon prioritetet
- Menaxhon klientët
- Dokumenton telefonatat
- Eskalon çështje
Sistemi është i lidhur me sistemin e shitjes dhe gjurmon automatikisht databazën për të dhënat e klientit, numrat serial dhe pajisjet e shitura. Sistemi gjithashtu identifikon:
- Ri-riparimet brënda 30 ditëve
- Pjesë përdorur për riparim
- Ri-parimin bërë për secilën pjesë
- Periudha kohore që është dashur për riparimin dhe historikun e hyrjeve per çdo rast – etj.
Sistemi ynë ofron dokumentim të periudhës së garancisë dhe inventarit të pjesëve të këmbimit për riparim sa më të shpejtë.
PËRGJEGJESI SOCIALE
Lexo më shumë
Sipas aspekteve kryesore mjedisore të cilat aktiviteti i biznesit të kompanisë mbulon, Kompania ka përcaktuar standardet për të rregulluar funksionimin e aktiviteteve të përditshme të punës në konformitet me kërkesat ligjore dhe Politikave në lidhje me mjedisin. Standarde mjedisore, si dhe standartet për riciklimi / hedhje të mbetjeve sipas kërkesave ligjore dhe morale. Të gjithë punonjësit janë përgjegjës për njohjen dhe ndërgjegjësimin me këto standarde si edhe zbatimin korrekt të tyre.
SHËRBIME
Lexo më shumë
- Carry in
- Onsite service
Ne kujdesemi që klienti të informohet për kushtet e garancisë së produktit që në momentin e blerjes. (Kushtet e Garancisë)
2) OOW – (Jashte Garancise)
Pasi garancia ka perfunduar, ne ofrojme gamë të gjërë opsionesh garancie si on-site dhe carry-in. Servisi i ITD Prishtinë shpk ofron për klientët mundësinë e riparimit të produkteve jashtë garancisë, HW dhe SW. Servisi ofron garanci për këto riparime të kryera në qëndrën e servisit ITD Prishtinë shpk. Shërbimet e ofruara nga Servisi janë:
- Mirëmbajtje, Konfigurime, Backups
- Hardware: Riparime dhe Upgrade
- Fotokopje, Printera: Instalim, riparim dhe konfigurim
- Laptop, PC, Workstation: Instalim, riparim dhe konfigurim
- Tablet: Riparime për markat Acer, Asus, Lenovo, etj
- Smartphone: Asus, Acer
PARTNERË
Lexo më shumë
CILËSI & SIGURI
Lexo më shume
- Cilësi
ITD Prishtinë sh.p.k. është kompani e çertifikuar për menaxhimin e cilësisë në përputhje me standartin ISO 9001:2015
- Siguri
ITD Prishtinë sh.p.k. kujdeset për ndjekjen me rigorozitet të:
- Sigurisë së jetës në punë
- Siguria e mjedisit ku punohet
- Sigurimi i ambjentit me sistem të mbyllur kamerash
Kompania informon dhe trainon punënjesit e saj në lidhje me masat për sigurimin teknik në punë. Rregullat e sigurimit teknik në punë u vihen në dispozicion punonjësve dhe afishohen në ambjentet e punës.
- Standarde të Shëndetit e Sigurisë në punë
- Rregullat e Sigurimit Teknik në Punë
- Rregullat e sigurimit teknik elektrik
- Ndihma e shpejtë Menaxhimi i Aksidenteve në Punë
- Instruktazh për Mbrojtjen ndaj Zjarrit
- Plani i Veprimit për Emergjencat
PYETËSOR
Lexo më shumë
Për të përmiresuar punën në qëndrën e servisit dhe për t’u shërbyer më mirë klientëve, Kompania kyen periodikisht pyetësorë:
- Formati i printuar i pyetësorit në qëndrën e servisit (pasi plotësohet nga klienti hidhet në kutinë përkatëse).
- Kontaktojmë klientët në numrat e telefonit që kanë dorëzuar në qëndrën e servisit
- Plotësimi pyetësorit online.
Pyetësorët e përdorur kanë për qëllim të evidentojnë pikat e forta dhe të dobëta të shërbimit tonë të servisit në këndvështrimin e klientëve tanë.Këta pyetësore janë organizuar nga Dep. i Menaxhimit të Cilësisë ose nga organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë. Kompania rregjistron çdo reagim të klientëve në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe problematikave ngritur nga pyetësorët e plotësuar.
* Lutemi klientëve të ruajnë fletën e garancisë gjatë gjithë periudhës së vlefshmerisë së saj dhe të lexojnë me kujdes kushtet e shënuar në fletën e garancisë.
Servisi i ITD Prishtinë shpk është në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar shërbim të plotë për produktet, jo vetem gjatë periudhës së garancisë, por edhe pas përfundimit të saj.
Adresa: Rr. Prishtinë – Lipjan, Livadhë, Gracanica, Kosovo
Tel: +383 38 606 000
Mob: +383 44 179 954
E-mail: kujdesiperklientin@itd-ks.com
Orët e operimit të servisit
E Hënë – E Premte: 08:00 – 16:30