DEKLARATE PER POLITIKAT E PRIVATESISE MBI REKRUTIMIN

I / e nderuar aplikant!

Ju falenderojmë për interesin tuaj për të aplikuar për pozicionet e lira të publikuara nga ITD Prishtinë sh.p.k., si dhe për rastet kur ju shprehni interes të përgjithshëm për mundësi punësimi.  

 Kontrollues i të dhënave është ITD Prishtinë sh.p.k., me adresë “Rr. Prishtinë - Lipjan, Livadhë, Gracanica, Kosovo”, e regjistruar në NUI: 810482604. 

 Jemi të përkushtuar të zbatojmë detyrimet përkatëse të parashikuara në Rregulloren (BE) 2016/679 (GDPR) dhe në Ligjin Nr. 06/L-082 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. 

 ITD Prishtinë sh.p.k. ka emëruar Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO), i cili mund të kontaktohet për çdo kërkesë apo paqartësi që lidhet me përpunimin e të dhënave personale gjatë procesit të rekrutimit. 

 Ne sigurojmë çdo aplikant se të dhënat personale që mbërrijnë në bazën tonë të të dhënave, përpunohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.  

 Nuk përdorim vendimmarrje automatike apo profilizim që prodhon efekte ligjore. 

 Ne rast se dyshoni ne keqperdorim te Dhenave tuaja personale, ju keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Republikën e Kosovës. 

 Kategoria e të dhënave personale që mblidhen 

Gjatë procesit të rekrutimit, kur ju kontaktoheni nga Shoqëria jonë apo edhe kur na kontaktoni ju për të prezantuar kualifikimet tuaja apo preferencat në lidhje me një pozicion për të cilin doni të aplikoni, mund të jetë e nevojshme dhënia/mbledhja e të dhënave personale.  

Konkretisht, mund të përpunojmë të dhëna si: 

  • Të dhëna identifikuese (emër, mbiemër, datëlindje, shtetësi, numër kontakti, email, adresë banimi); 
  • Të dhëna profesionale (arsim, eksperienca e punës, kualifikime, aftësi, referenca); 
  • Informacion shtesë që mund të jepni vetë në CV, letër motivimi apo gjatë intervistës; 
  • Informacion nga palë të treta (p.sh. referuesit e punës, vetëm me pëlqimin tuaj paraprak). 

 Nëse ju jepni informacion në lidhje me persona të tjerë, si individë referues, ju jeni përgjegjës për vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe marrjen e çdo pëlqimi të nevojshëm prej tyre, me qëllim që Shoqëria t’i kontaktojë për verifikimin e informacioneve të dhëna nga ju. 

 Bazuar në referencat tuaja, ITD Prishtinë sh.p.k. mund të mbledhë informacione për ju edhe nga palë të treta, por në çdo rast vetëm brenda qëllimit të rekrutimit, duke shmangur mbledhjen ose përpunimin  e të dhënave të panevojshme. 

 ITD Prishtinë sh.p.k. mund të mbledhë informacione për ju edhe nga burime publike në internet, si p.sh. profili juaj në LinkedIn, kur ky informacion është vënë publikisht në dispozicion prej jush. Këto të dhëna mund t’i përdorim për t’ju kontaktuar në lidhje me mundësi punësimi që mund të përputhen me profilin tuaj, bazuar në interesin tonë të ligjshëm për rekrutimin e kandidatëve të përshtatshëm dhe në përputhje me rolin tonë si Kontrollues. Ky përpunim bazohet në interesin tonë të ligjshëm dhe kryhet duke respektuar të drejtat dhe liritë tuaja themelore. 

 Qëllimi i përpunimit dhe baza ligjore  

Përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi, dhe konkretisht: 

  • Vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidaturës suaj për pozicionin e shpallur; 
  • Komunikimi me ju gjatë procesit të rekrutimit; 
  • Administrimi i dokumentacionit dhe vlerësimi i intervistave; 
  • Ruajtja e kandidaturës për mundësi të ardhshme punësimi. 

 Baza ligjore e përpunimit mbështetet në: 

  • nenin 6(1)(b) – ndërmarrja e hapave para lidhjes së kontratës (aplikimi për pozicionin); 
  • nenin 6(1)(f) – interesi legjitim për identifikimin e kandidatëve të përshtatshëm; 
  • nenin 6(1)(a) – pëlqimi, për ruajtjen e të dhënave për mundësi të ardhshme. 

 Marrësit e të dhënave 

Të dhënat mund të ndahen me: 

  • stafin e autorizuar të HR dhe menaxherët; 
  • ofrues të shërbimeve IT (hosting, email, ATS), të cilët veprojnë si përpunues; 
  • palë të tjera vetëm kur kërkohet me ligj. 

 Këta përpunues përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona dhe në përputhje me marrëveshjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave. 

 Masat për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e konfidencialitetit 

Ne deklarojmë se kemi marrë masat e duhura organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat personale nga cënimet, shkatërrime të paligjshme dhe/apo aksidentale, humbjes, manipulimit si dhe aksesit apo zbulimit të paautorizuar të të dhënave personale. 

 E drejta për të kërkuar korrigjimin/ndryshimin/fshirjen e të dhënave personale 

Në përputhje me ligjin dhe GDPR, ju keni të drejtë të kërkoni: 

  • akses në të dhënat tuaja personale; 
  • korrigjimin ose fshirjen e tyre; 
  • kufizimin e përpunimit; 
  • tërheqjen e pëlqimit në çdo moment (pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit të mëparshëm); 
  • si dhe çdo të drejtë që ju jep ligji. 

 Kërkesat tuaja mund t’i dërgoni me email në adresën zyrtare të emailit: humanresources@itd-ks.com ose në adresën zyrtare të DPO, dhe do të merrni përgjigje brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës. 

 Transferimi ndërkombëtar i të dhënave 

Aktualisht, të dhënat tuaja nuk transferohen jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 
Nëse në të ardhmen parashikohet ndonjë transferim jashtë vendit, ai do të kryhet vetëm drejt vendeve që sigurojnë nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje sipas legjislacionit në fuqi dhe duke ju njoftuar paraprakisht. 

  Afati i ruajtjes së të dhënave personale 

Të dhënat tuaja personale, të mbledhuara gjatë procesit të rekrutimit, do të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të mbledhjes së tyre, si më poshtë vijon: 

  • Të dhënat e kandidatëve që nuk kualifikohen për fazën e intervistës: ruhen deri në 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit; 
  • Kandidatët që marrin pjesë në intervistë ose proces vlerësimi: ruhen deri në 2 (dy) vjet nga data e aplikimit ose përditësimit të fundit të të dhënave. Kjo periudhë lejon vlerësimin e kandidaturës suaj jo vetëm për pozicionet aktuale të lira, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të hapen gjatë kësaj periudhe, bazuar në pëlqimin tuaj për përdorimin e të dhënave për mundësi të ardhshme punësimi 

 Pas përfundimit të afatit të ruajtjes, të dhënat tuaja do të fshihen në mënyrë të pakthyeshme nga baza jonë e të dhënave. 

 Pëlqimi i aplikantit 

Duke dorëzuar aplikimin tuaj, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar këtë politikë të privatësisë. 

 Nëse jepni pëlqimin tuaj: 
√  Ju pranoni që të dhënat tuaja të ruhen dhe të përdoren për mundësi të ardhshme punësimi brenda afateve të përcaktuara në këtë politikë. 

 Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. 

 Për kontaktim: 

Mund të kontaktoni Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO) në: info@itd-ks.com.